Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti intervistë për Zhurnal: Hapja e kazinove me pronarë nga Serbia dhe Rusia është kontradiktore me anëtarësimin tonë në NATO

Shkup, 2 janar – Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën më të madhe politiko-ushtarake që njeh njerëzimi, pra NATO, ishte një proces i stërzgjatur, i lodhshëm për ne si shtet dhe shumë i dëmshëm për shkak të kohës së gjatë të humbur jashtë saj, vlerëson kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”. Mexhiti flet për përfitimet ekonomike që solli anëtarësimi në NATO për Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se investimet në kazino nga pronarë serbë e rusë është proces kontradiktor me NATO-n.

“Humbja e mundësisë në vitin 2008 në Bukuresht, na humbi 13 vite, dhe u desht të presim deri në vitin 2020, që të jemi pjesë e familjes ku natyralisht përkasim. Përfitimi ekonomik i një vendi anëtar është i nënkuptueshëm, sepse të qenit brenda NATO-s do të thotë siguri investimesh, garanci për mjetet që investon një kompani e huaj, dhe mesatarisht anëtarësimi në NATO si efekt të parë ka rritjes e vlerës së pronës, me minimum 100 euro më shumë për metër katrorë, pra rritje e mirëqenjes së qytetarëve. Mirëpo, nevojitet qeverisje dhe dije që ky anëtarësim të përkthehet në benefite për qytetarin dhe sidomos kërkon përkushtim që fryma perëndimore të arrijë deri tek qytetari i rëndomtë. Fatkeqësisht, ajo që shofim është rritje e kapitalit për kazino dhe për kredi të shpejta, në kompani që janë në pronësi të Serbisë dhe Rusisë, që është kontradiktore sepse nuk mundesh që njëkohësisht të jesh NATO dhe të bashkëpunosh me armiqtë më të mëdhenj të saj. Kjo do të ndryshojë pas zgjedhjeve të majit, kur do të bëjmë revizion të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga kjo kazino-qeveri”, shprehet Mexhiti.

Ai premton se si parti do të punojnë për ndryshimin e kësaj gjendje pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kur është i bindur se do ketë edhe ndryshime në qeverisje.
“Pas zgjedhjeve të majit do të rivendosim drejtësinë dhe do t’ia kthejmë pushtetin qytetarit të rëndomtë, atij që i takon ai dhe jo një grupi oligarkësh brenda dhe jashtë qeverisë. Pas 8 majit, mbaron qeveria e Soravisë, Arbërisë dhe Eurovisë, paratë nuk do të shkojnë në pasurimin e individëve, qofshin ata familjarë të politikanëve të korruptuar, qofshin ata ‘biznesmenë’ me të cilët bashkëpunojnë në krim, do të ketë revizion për të gjitha projektet jotransparente, të dyshimta, marrëveshjet të miratuara në ‘katër sy’. Pas majit ne fillojmë realizimin e projektit për parandalimin e ikjes së të rinjve dhe kthimin e atyre që janë larguar. Punë do të ketë për të gjithë dhe atë me rroga të mira. Do të krijijojmë kushte që mërgimtarët tanë të investojnë në vendlindje, ndërsa investimet e huaja direkte do ti inkurajojmë pra të zgjërojnë investimet. Maqedonia e Veriut ka kushte të mira për jetë dhe për punë, problem është plaçkitja e qytetarëve dhe keqpërdorimi i fuqisë politike të politikanëve tanë”, shkton kryetari i LD, Izet Mexhiti.

Edhe pse bëhet fjalë për subjekt të ri në skenën politike, Mexhiti thotë se figurat e LD-së gjatë veprimit të deritanishëm të tyre në skenën politike kanë dhënë kontribut ët rëndësishëm .

“Ne jemi parti e re politike, por jo aq edhe politikanë të rinj. Si kryetar i LD-së unë kam pasur pozita në pushtetin lokal, sot jam deputet, mirëpo asnjëherë nuk kam pasur post në ekzekutiv. Besoj se do të pajtoheni, se gjithë ne kemi pasur rol në anëtarësimin e vendit në NATO, si dhe të gjithë qytetarët për përkrahjen maksimale. Kontributi ynë është i gjithanshëm dhe e kemi dhënë në çdo segment të veprimit tonë”, vlerëson Mexhiti.

Sipas tij, qeveria aktuale ka treguar dobësi edhe në procesin e negociimit me BE-në.
“Pas NATO-s duhej të fillonim bisedimet për anëtarësim në BE, por kjo nuk ndodhi për shkak të bllokadës bullgare. Ishte një veprim të cilin qeveria e paaftë e jona, nuk arriti ta nuhasë me kohë. Tash katër vite, neve presim hapjen e negociatave ndërsa pengesat vetëm shtohen. Ne si Lëvizje Demokratike jemi parti 100% europiane andaj edhe fuqishëm besojmë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Evropë”, thotë në fund të intervistës për Zhurnal kryetari i LD-së Izet Mexhiti duke shtuar se strategjia proevropiane është pjesë e orientimit të tyre që nga fillimi, sepse është amanet i rilindasve tanë kombëtarë./Zhurnal

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy