Agjencia Zhurnal.mk.

Meta po bashkëpunon me LG për të lansuar kufjet e ardhshme të realitetit virtual Quest Pro

Një raport nga mediet koreane sugjeron se Meta po bashkëpunon me LG për të lansuar një model pasardhës të kufjeve të realitetit virtual Quest Pro të nivelit të lartë në vitin 2025.

Siç raportohet, Meta ka arritur një marrëveshje për një sipërmarrje të përbashkët me LG, transmeton Telegrafi.

Kufjet thuhet se do të kenë një çmim prej rreth 2,000 dollarë dhe do të kenë ekrane LG si dhe pjesë të tjera nga filialet e LG sikurse LG Innotek.

Tutje, u raportua se Meta do të lansojë kufje më bazike Quest në vitin 2024 që do të kushtojnë nën 200 dollarë.

Siç thuhet, shifra prej 200 dollarë do të ishte një rënie e madhe çmimi për Quest-in konsumator; Quest 2 shitet për 299 dollarë pasi Meta u përpoq shkurtimisht të rriste çmimin, dhe Quest 3 i ardhshëm u prezantua me 499 dollarë. 

Related posts

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

D V

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

D V

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky