Agjencia Zhurnal.mk.

Meta kundër nismës që sipas tij pritet të rrisë më tej çmimet e karburanteve në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se mbështet shqetësimin e konfederatës së industrive shqiptare, Konfindustria, që i bën thirrje qeverisë që të ndërpresë menjëherë çdo nismë që synon të rrisë tarifat e koncesionit të metrologjisë së karburanteve.

Sipas Metës, koncesioni pritet të shtrenjtoje çmimin e karburanteve në Shqipëri, dhe parashikohet t’i kushtojë biznesit dhe qytetarëve 70 milionë euro më shumë, nga vlera prej 140 milionë eurosh e koncesionit.

Ai ka shtuar se është shprehur me parë kundër këtij koncesioni nëpërmjet një dekreti.

Në një njoftim për shtyp, Konfindustria i kërkon Kryeministrit Edi Rama “të ndërhyjë për të ndërprerë çdo nismë absurde të agjencive ekzekutive, që do të shtrenjtojë më tej çmimet e karburanteve”.

Ndërkohë, çmimet e karburanteve kanë arritur nivelet më të larta historike në mbi 200 lekë [1.63 euro] për litër në javën e parë të marsit si dhe pritet të ketë rritje të mëtejshme.

Gjithashtu, Konfindustria i kërkon Ramës të vlerësojë seriozisht dhe me shpejtësi uljen e barrës fiskale të karburanteve që shkojnë deri në 60% të çmimit përfundimtar dhe të mbështesë ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve.

“Çmimet historike të larta të karburanteve në vlerë absolute dhe krahasimtare me rajonin dhe më gjerë si dhe cilësia jashtë standardit e tyre kanë një ndikim shkatërrues afatgjatë për biznesin, industritë dhe ekonominë kombëtare, duke shkuar në përfitim të drejtpërdrejtë të karteleve, korrupsionit dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve”, ka shtuar Konfindrustria. 

Ndaj plotësisht shqetësimin e ngritur nga Konfindustria, që i ka bërë thirrje Qeverisë të ndërpresë menjëherë çdo nismë…

Posted by Ilir Meta on Friday, March 4, 2022

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy