Agjencia Zhurnal.mk.

Meta kthen ligjin e buxhetit/ Presidenti: Mungon transparenca. Borxhi shumë i lartë, buxhet antisocial

Buxhetin e vitit 2022 miratuar nga parlamenti, Presidenti Ilir Meta e ka komentuar si anti social dhe në të tilla kushte refuzoi dekretimin e tij.

 

Kreu shtetit rendit disa arsye të cilat e kanë motivuar ta kthej këtë ligj përsëri në parlament.

“Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.

Presidenti Ilir Meta thotë se shpërndarja e fondeve buxhetore sipas institucioneve buxhetore për vitin 2022 nuk reflekton prioritet për sa i përket buxhetit të arsimit, të shëndetësisë. Sikurse sipas presidentit, dokumenti i buxhetit i vitit 2022 nuk ka transparencë për vlerësimin e detyrimeve të prapambetura si dhe një plan për shlyerjen e tyre.

Related posts

6 të vdekur dhe 2.670 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Tri viktima dhe 895 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Në Shqipëri erdhën turistë të varfër/ Në 2021 erdhën 5.5 milionë persona, por sollën shumë më pak para

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More