Agjencia Zhurnal.mk.

Meta do të krijojë një ekip për të luftuar abuzimet me Al gjatë zgjedhjeve të BE-së

Meta do të krijojë një ekip për të trajtuar dezinformimin dhe abuzimin e Inteligjencës Artificiale (Al) në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Ky veprim nga gjiganti teknologjik vjen mes shqetësimeve për ndërhyrjet në zgjedhje dhe përmbajtjet mashtruese të krijuara nga Al.

Avancimi i shpejtë i Al e cila mund të krijojë tekst, imazhe, dhe video, vetëm duke u bazuar në kërkesat e përdoruesve, ka shkaktuar frikën se kjo teknologji mund të përdoret edhe “për të prishur” zgjedhjet.

Bëhet e ditur se zgjedhjet e Parlamentit Evropian do të mbahen nga 6 deri më 9 qershor, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Me afrimin e zgjedhjeve, ne do të aktivizojmë një Qendër Operacionale Zgjedhore për të identifikuar kërcënimet e mundshme dhe për të vendosur masa”, tha kreu i Meta-s për çështjet në BE, Marco Pancini.

Ekipi do të përfshijë ekspertë nga inteligjenca, inxhinieria, dhe politikat e përmbajtjes, të cilët do të fokusohen në luftimin e keqinformimit dhe do të trajtojnë operacione kundër rreziqeve që lidhen me abuzimin e Al.

Ndryshe, Meta aktualisht punon me 26 organizata të pavarura të kontrollit të fakteve në të gjithë BE-në.

Iniciativës së saj për parandalimin e përmbajtjeve mashtruese i janë bashkuar edhe kompani tjera të mëdha teknologjike si Microsoft dhe OpenAl. 

Related posts

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

D V

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

D V

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky