Agjencia Zhurnal.mk.

Mësuesit detyrohen të vaksinohen në New York – Pentagoni do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin në ushtri

Mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkollat publike të New Yorkut do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit, tha kryetari i qytetit, Bill de Blasio, pasi qyteti kërkon të vaksinojë më shumë banorë për të ngadalësuar përhapjen e varianti Delta shumë ngjitës të virusit. Gjithashtu edhe Pentagoni do ta bëjë të detyrueshme vaksinimin për ushtrinë

 

Departamenti i Shëndetit Publik në New York do të lëshojë një urdhër që detyron të gjithë 148 mijë punonjësit në distriktin më të madh shkollor të Amerikës të marrin të paktën një dozë të vaksinës deri më 27 shtator, tha de Blasio. Në New York, shkolla fillon më 13 shtator.

“Ne duam që shkollat tona të jenë jashtëzakonisht të sigurta gjatë gjithë vitit”, tha Blasio në një konferencë shtypi sot, raporton nytimes.

Meisha Porter, drejtoreshë e shkollave publike në New York, tha se të paktën 63 për qind e punonjësve janë vaksinuar. Punonjësit e shkollave në Chicago, Los Angelos dhe Uashington u urdhëruan gjithashtu të vaksinoheshin.

Në fillim të këtij muaji, New Yorku kërkoi prova të vaksinimit të coronavirusit në restorante, palestra dhe dyqane të tjera. Vendimi shkaktoi pakënaqësi në mesin e pronarëve të disa dyqaneve dhe banorëve që paditën De Blasio. Direktiva e fundit mund të provokojë rezistencë nga sindikatat e fuqishme që përfaqësojnë mësuesit njujorkez dhe stafin e shkollës.

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër coronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën. Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.

Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ndryshe, përpjekjet për të rritur normat e vaksinimit dhe zbatimin e masave të mbrojtjes publike, të tilla si mbajtja e maskave në shkolla, kanë hasur në kundërshtim të fortë në disa pjesë të vendit, veçanërisht në disa shtete jugore që janë prekur rëndë nga varianti delta i virusit. 

Related posts

Turqia kryen sulm ajror në një kamp refugjatësh në Irak, 3 të vdekur

Redaksia

Gjermania ka pranuar 47.400 refugjatë

Redaksia

Interneti, rol fuqizues në betejën kundër Covid-19

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More