Agjencia Zhurnal.mk.

Messi: Një ditë do të kthehem te Barcelona

Lionel Messi ka përsëritur synimin e tij për t’u kthyer në Barcelonë në të ardhmen pas ndarjes me Blaugranët verën e fundit, kur ai iu bashkua me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë pas skadimit të kontratës së tij me klubin nga Camp Nou.

 

Sulmuesi argjentinas mirëpriti gazetën spanjolle Marca në shtëpinë e tij të re në Paris për një intervistë në të cilën ai diskutoi përshtatjen e tij me jetën në kryeqytetin francez, shanset e PSG-së për të fituar Ligën e Kampionëve, si dhe vazhdimësinë në ish-klubin e tij dhe të qenit bashkëlojtar me Sergio Ramos.

Messi faktikisht foli për çdo gjë që e ka rrethuar dhe e rrethon, teksa në theks të vecantë ishte pjesa për ish-klubin e tij, Barcelonën, dhe një rikthim i mundshëm i përfolur.

“Gjithmonë kam thënë se në një moment do të kthehem në Barcelonë sepse është shtëpia ime dhe sepse do të jetoj atje”.

“Dhe padyshim nëse mund të kontribuoj dhe ndihmoj klubin, do të doja të kthehesha”, ka thënë Messi për Marca.

Megjithatë, fjalët e tij mbeten për t’u faktuar në të ardhmen e afërt, pasi ylli argjentinas ka edhe dy vite tjera kontratë me klubin nga Parc des Princes. 

Related posts

Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

D V

Klopp për Salah: Çfarë lojtari, goli ishte klas i pastër botëror

D V

Formacionet zyrtare, Drita – Feyenoord: Nuhiu nuk ndryshon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More