Agjencia Zhurnal.mk.

“Messi kurrë nuk do të bëhet si Maradona”

Pavarësisht se Lionel Messi së fundi e fitoi Kupën e Amerikës, titulli i tij i parë i madh me këtë kombëtare, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1978 me Argjentinën, Mario Kempes, është i bindur se sulmuesi 34-vjeçar nuk duhet të krahasohet me Diego Maradonan.

 

Gjatë disa viteve të fundit është ndezur një debat nëse Messi ka arritur të bëhet një lojtar dhe udhëheqës më i mirë se bashkatdhetari i tij dhe legjenda e Argjentinës Maradona.

“Për Messin, fatkeqësia është se ai shihet si pasues i Diego Maradonas,” tha Kempes për “ESPN”.

“Dhe ai e ka shumë të vështirë të zbeh imazhin e Diegos, me idhujtarinë që ai ka marrë në të gjithë botën.”

“Nëse Messi dëshiron të jetë më i mirë se Maradona, ai nuk do ta arrijë kurrë atë edhe nëse i fiton katër Kupa Bote me radhë. Ai ende nuk e ka fituar Kupën e Botës. Pavarësisht se sa tituj fiton ose çfarë fiton, asnjëherë nuk mund të krahasohet me atë që bëri Diego.”, ka thënë në fund Kempes.

Related posts

Katër arsyet pse Lukaku refuzon rikthimin te Chelsea

D V

Fjalim emocionues, të gjithë në këmbë duke duartrokitur, takimi me disa fytyra të vjetra – rikthim emocional i Alvesit te Barcelona

D V

Mbappe: Është e frikshme kur presidenti thotë se nuk do të largohesh kurrë si lojtar i lirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More