Agjencia Zhurnal.mk.

Messi aktualisht është pa kontratë – ai po humbet çdo ditë nga 100,000 euro

Duke mbetur si lojtar i lirë javët e fundit, Lionel Messi tani shpreson të arrijë një marrëveshje të re me Barcelonën dhe negociatat e ditëve të ardhshme do të jenë vendimtare.

 

El Mundo, ka publikuar shifrat që përshkruajnë se sa fiton Messi te Barcelona, ndërsa gazeta franceze L’Equipe ka llogaritur se që nga momenti që mbeti lojtar i lirë, argjentinasi po humb 100 mijë euro në ditë.

Sipas El Mundo, Messi kishte pagë bruto prej 138.9 milionë euro për sezon te Barcelona, nga e cila nuk po përfiton më gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Tani për tani, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po bën gjithçka që mundet për të zgjidhur numrat dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare për kontratën e re të Messit.

“Unë do të doja të them se e gjitha është bërë, por nuk është kështu. Diskutimet po shkojnë mirë, por nuk kanë mbaruar ende. Ideja është të përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne jemi të sigurt, sepse ai dëshiron të qëndrojë”, kishte thënë Laporta para mediave ditëve të fundit. 

Related posts

Zyrtare: Amir Shaipi transferohet te Lugano

D V

Januzaj i shënon gol Monacos

D V

Zyrtare: Dani Alves kthehet te Barcelona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More