Agjencia Zhurnal.mk.

Mesjava e rezervuar për xhiron e 21-të të Superligës, zhvillohen ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll nuk do të ndalet as në mesjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të.

Të mërkurën në program janë tri takime, skuadrat që po luftojnë për titull përballen me ato që kërkojnë të ikin nga zona e rënies, shkruan Gazeta Olle.

Malisheva do të ketë punë të vështirë ndaj Dritës, të cilën e pret në shtëpi.

Në anën tjetër, Ballkani në Suharekë zhvillon ndeshjen ndaj Ulpianës.

Punë më të lehtë pritet të ketë Llapi, që luan ndaj Feronikelit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Të enjten do të zhvillohen edhe dy takimet e fundit të xhiros së 21-të.

Gjilani luan ndaj Malishevës në shtëpi, teksa pikët janë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat – ndonëse për objektiva të ndryshme.

Ndeshja e fundit por shumë interesante i vë përballë Drenicën dhe Prishtinën, të dyja skuadrat kanë tejet nevojë për pikë në mënyrë që t‘i ikin pjesës së poshtme të tabelës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Gazeta Olle/

 

Related posts

Qeveria e Maqedonisë do të ndajë dy milionë euro për refugjatët nga Ukraina

D V

Hysni Shaqiri për koncertet e BDI-së: Është e pandershme, shumë familje kanë humbur të afërmit e tyre

Redaksia

Zyrtare: Carioca kalon te Dukagjini

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More