Agjencia Zhurnal.mk.

Mësimi online në Strugë pritet të vazhdoj edhe javën që vjen

Strugë, 27 Janar – Mësimi online në Strugë pritet të vazhdoj edhe javën që vjen. Ndërkohë, drejtoresha e shkollës fillore “Josip Broz Tito”, Lidija Gogoska paralajmëroi se nga e hëna do të kthehen me prezencë fizike 140 nxënësit e saj të shkollës fillore në fshatin Vranishtë. Siç tha janë përmbyllur një pjesë e punimeve, ndërsa javën e ardhshme duhet të bëhet rikonstuimi i dyshemesë.

Mësimi online vazhdon të kundërshtohet nga prindërit ndërsa institucionet hedhin faji te njëra tjetra se kush dha dritë jeshile që të kalohet në mësimin online. Nga Inspektorati i Arsimi thanë për Alsat se janë informuar nga mediat për këtë vendim. Ky institucion paralajmëroi se do të dalë në terren.

Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se përveç Strugës, mësimi online po zhvillohet edhe në disa vende të caktuara për shkak të rikonstrumit të shkollave. Rreth 900 nxënës në Strugë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor e nisën me mësim online për shkak të rikonstrumit të shkollave.

Related posts

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan, një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Xh M

Musliu: S’ka më kohë! Kuvendi duhet të angazhohet në votimin e ndryshimeve kushtetuese

Xh M

UEJL, mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta Prof. Nazmi Maliqi

Xh M