Agjencia Zhurnal.mk.

Mesatarisht gratë në vend kryejnë 72,5 për qind të punës së përgjithshme të papaguar lidhur me kujdesin

Shkup, 4 nëntor – Gratë në vend mesatarisht kryejnë 72,5 për qind të punës së përgjithshme të papaguar lidhur me përkujdesjen, ndërsa mezi një të katërtën e kësaj pune e bëjnë meshkujt. Mesatarisht, burrat shpenzojnë më shumë kohë në punë të paguar (punësim), ndërsa gratë shpenzojnë më shumë kohë në punë të papaguara të lidhura me kujdesin. Kur bëhet fjalë për balancimin e përgjegjësive mes prindërve, legjislacioni aktual nuk lejon modele të përbashkëta të lejes prindërore, të cilat do të marrin parasysh rolin e të dy prindërve në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.

 

Këtë e tregon studimi i fundit i Reaktor – hulumtim në aksion, “Meshkujt dhe Kujdesi (MiK): Kujdesi ndaj Maskulinitetit në Maqedoninë e Veriut”, i cili fokusohet në situatën e punës dhe kujdesit të papaguar dhe shqyrton hendekun gjinor midis punës së paguar dhe të papaguar, duke u fokusuar në kujdesin mbi burrat dhe kujdesin, si dhe politikat e lejes prindërore dhe atësisë.

Vaska Leshoska, koordinatore kërkimore në Reaktor – hulumtim në aksion sot onllajn i prezantoi disa nga rezultatet. Informon se në tregun e punës si punëkërkues aktivë në vitin e fundit – 77 për qind janë meshkuj, ndërsa 54 për qind femra.

Svetlana Cvetkovska, udhëheqëse e Sektorit për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale theksoi Strategjinë për Barazi Gjinore 2021-2026 në të cilën vizioni është arritja e barazisë gjinore në shoqëri, ku vajzat, gratë, djemtë dhe burrat do të kenë te drejta te barabarta. Gjithashtu të kenë qasje në burime, mundësi për mbrojtje në të gjitha sferat e jetës.

Bojan Jovanovski nga HERA – Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim beson se pjesëmarrja e meshkujve në promovimin e barazisë gjinore është mjaft e pamjaftueshme. Ai iu referua te i ashtuquajturi maskulinite i kujdesshëm në arsim dhe edukimi i ndjeshëm gjinor i cili është paralajmëruar në reformën e konceptit të ri në arsimin fillor. Ai beson se edukimi seksual, i cili është lëndë zgjedhore në klasën e nëntë, mund të jetë një lëvizje revolucionare për shoqërinë në tërësi dhe për organizatat dhe grupet e shoqërisë civile. Ai theksoi se këtë vit ka një bojkot të fortë të përfaqësuesve të të ashtuquajturave organizata dhe shoqata të prindërve të cilat, siç tha, e kundërshtojnë këtë koncept.

Sipas tij, si vend na duhet një zhvendosje kulturore në mënyrë që çështja e angazhimit të burrave në barazinë gjinore të marrë një formë më të qartë në këtë diskurs publik

Related posts

Çmimet e energjisë elektrike në rajon, ku renditet Maqedonia e Veriut?

D V

Në gusht 88,7 për qind e konsumit të rrymës nga prodhimi vendor

Z H

Ulen çmimet e derivateve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More