Agjencia Zhurnal.mk.

Mes procedurave të divorcit, ish-gruaja i kërkon Hakimit dhjetë milionë euro

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi.

Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk e gjeti veten në një surprizë kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.

Hakimi dhe Hiba Abouk

Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofron vetëm dy milionë.

La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre.

Nga ana e saj, nëna e lojtarit ka folur për këtë çështje, ndonëse duke mos i bërë më të qarta gjërat.

Hakimi dhe Hiba Abouk

“Djali nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij. Nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur, nuk kam dijeni për këtë”, ka deklaruar nëna e Hakimit.

Çfarë thotë Hiba Abouk për rastin
Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën Elle ku ka folur për divorcin dhe gjithë polemikat rreth tij.

“Ka ditë kur unë jam mirë dhe të tjera kur duhet të dish të përballesh me goditjet dhe të marrësh vendime që ndonjëherë janë të komplikuara”, ka konfirmuar ajo.

Hakimi dhe Hiba Abouk

“Kjo mund t’ju largojë pak nga ekuilibri. Kur ndaheni, ju ristrukturoni jetën tuaj, megjithëse nuk është as ndonjë gjë e madhe dhe duhet të hiqni presionin”.

“U largova nga shtëpia me një dorë përpara dhe një dorë prapa. Pa mbështetjen e familjes. Por më duhej ta bëja, sepse mjedisi im nuk do të më lejonte të rritesha apo të isha e lirë”.

Hakimi dhe Hiba Abouk

“Ka qenë jeta ime ose e tyre dhe vendosa të luftoj për veten time, nuk kam asnjë lidhje me gjërat materiale”, tha mes tjerash Hiba. 

Related posts

Ronaldo shfaq fizikun muskuloz, shumë shpejt do ta ketë një konkurrent të fortë – djalin e tij

D V

“Faleminderit beb”, Blero zbulon darkën romantike që e dashura e tij ia bëri befasi

D V

Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan “The View” për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy