Agjencia Zhurnal.mk.

Merret vendimi, ndeshja Llapi – Prishtina do të zhvillohet në këtë stadium

Ndeshja ishte paraparë që të zhvillohen në stadiumin e Merdares, por Prishtina me anë të një postimi ka njoftuar që do të ndryshohet lokacioni, shkruan Gazeta Olle.

Klubi i Prishtinës ka lajmëruar që ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës do të luhet në Lipjan.

Ndeshja është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan për shkak të kushteve të rënda në stadiumin e Merdares.

“Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e xhiros së 18-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, me Llapit dhe Prishtinës, të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.Një gjë e tillë është vendosur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për lojë në stadiumin e Merdarit, ku deri më tash i ka zhvilluar ndeshjet si vendase skuadra e Llapit”, thuhet në njoftim.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Llapi zë vendin e katërt me 26 sosh”. /Gazeta Olle/

Related posts

Ambasadori Efremov kthehet në Ukrainë, do të ndihmojë në evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë

D V

Konferencë donatore: Të zhvillohen politikat për prioritetet dhe t’i përshtatim me realitetin tonë

Z.H

Në ditën e parë janë regjistruar mbi 94 mijë persona

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More