Agjencia Zhurnal.mk.

Merr flakë gropa me hidrokarbure në Marinëz

Një gropë serë me hidrokarbure nafte në Marinëz ka marrë flakë.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga djegia e shkurreve aty pranë dhe që më pas flakët janë përhapur. Si pasojë e flakëve është rrezikuar një stallë që ndodhet aty pranë.

Për fikjen e zjarrit në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, si dhe një zjarrfikëse e kompanisë naftënxjerrëse Bankers.Ajo po punon në anën tjetër pasi zjarri rrezikon të marrë përmasa. Shkaqet e rënies se zjarrit ende nuk dihen. Dy zjarrfikëset po punojnë të mbajnë zjarrin nën kontroll.

Gropa e serës është në një nga puset e fondit të ndalur që ka në pronësi kompania Albpetrol.

Related posts

Gjykata e Lartë zbulon arsyet pse Adriatik Llalla duhet të shkojë në burg

Xh M

111 vjetori i lindjes së Nënë Terezës/ Ministrja Xhaçka: Kur Shqipëria po përgatitet të mirëpres afganët, jemi krenar që solidariteti i saj është prezent mes nesh

Redaksia

Nikolla pret ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More