Agjencia Zhurnal.mk.

Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka shprehur shqetësimin në lidhje më përhapjen e variantit Delta, duke bërë thirrje për një qasje më të koordinuar nga BE.

 

“Ne jemi shumë shqetësuar për variantin Delta dhe për këtë arsye unë bëj thirrje për qasje më të koordinuar në zonat ku varianti po përhapet më shumë,” tha Merkel.

Gjithashtu , presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Ulrich Montgomery, shprehu shqetësimin e tij për veprimin e qeverisë britanike, e cila ka vendosur të lejojë që ndeshjet e gjysmëfinaleve të Kampionatit Europian të Futbollit të ndiqen nga 60,000 tifozë.

Ai madje u bëri thirrje gjermanëve që të shmangin udhëtimet në Londër për ndeshjen e Kombëtares së Futbollit kundër Anglisë, të martën e ardhshme. Ai shtoi se samiti do të diskutojë rreth vaksinimit  dhe pasojat ekonomike të pandemisë, por gjithashtu mirëpriti përparimin e bërë nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe miratimin e fundit të planit gjerman./abcnews.al

Related posts

Evakuimet nga Kabuli deri në minutën e fundit, thotë SHBA-ja

D V

NATO duhet të dëgjojë anëtarët lindorë dhe ‘të përgatitet për kërcënimet e ardhshme’, thotë presidenti estonez

D V

Shefi i spiunazhit britanik MI6: Rusia dhe Kina janë në garë për ta zotëruar inteligjencën artificiale nga vendet perëndimore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More