Agjencia Zhurnal.mk.

Merkel paralajmëron se masat anti-COVID “nuk janë të mjaftueshme”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të hënën, më 22 nëntor, se Gjermania nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar valën në rritje të infektimeve me koronavirus, ndërkohë që profesionistët shëndetësorë kanë paralajmëruar se spitalet po përballen me vështirësi në disa rajone.

 

“Ne kemi situatë tejet dramatike. Masat aktuale që janë në fuqi, nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë Merkel, sipas burimeve, në një takim të liderëve të partisë në Berlin, transmeton dpa.

“Kemi një situatë që tejkalon gjithçka që kemi parë deri tani”, është cituar të ketë thënë ajo.

Sipas saj, kufizimet aktuale ndaj personave të pavaksinuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndalur valën e virusit.

Merkel ka vënë theksin te numri i rasteve të reja, që është duke u dyfishuar në 12 ditët e fundit.

Protesta nëpër botë kundër masave të izolimit
FotogaleriProtesta nëpër botë kundër masave të izolimit

Pavarësisht situatës, Qeveria e Merkelit nuk ka marrë ndonjë vendim drastik për faktin se ajo është në pozitë të ushtrueses së detyrës prej kur janë mbajtur zgjedhjet në muajin shtator.

Partia e saj konservatore ka humbur zgjedhjet dhe Partia Social-Demokrate është duke negociuar koalicion të ri me Partinë e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë.

Aktualisht në Gjermani 3,670 pacientë të infektuar me koronavirus janë në kujdes intensiv, dhe pothuajse 1,200 prej tyre janë shtruar në spital javën e kaluar.

Liderët politikë në këtë shtet janë duke bërë thirrje vazhdimisht për vaksinim.

Deri të hënën, 22 nëntor, 68 për qind e gjermanëve janë vaksinuar plotësisht.

Related posts

Sllovenët duhet të vaksinohen ose largohen nga puna

V.E.

Çfarë po ndodh në Danimarkë, pas shfuqizimit të masave kundër COVID-19 – po mendojnë rikthimin e tyre

D V

Nigeri, 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë nga rritja e çmimit të ushqimeve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More