Agjencia Zhurnal.mk.

Merkel bën thirrje për vaksinim që të evitohet një valë e pandemisë në dimër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 13 nëntor u bëri thirrje të gjithë gjermanëve të pavaksinuar që të imunizohen kundër koronavirusit sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa shteti ka regjistruar rekord rastesh me COVID-19.

 

“Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët, ne mund ta shpëtojmë shtetin tonë gjatë këtij dimri”, tha Merkel.

Ajo paralajmëroi se “këto janë javë shumë të rënda që po na presin”.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani tha se niveli i infektimit të shtetit ka arritur në 277.4 raste në 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Instituti Robert Koch ka raportuar për 45,081 infektime të reja, dy ditë pasi rastet ditore tejkaluan shifrën prej 50,000 infektimesh për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë.

Gjermania deri më tani ka regjistruar 97,617 viktima me COVID-19.

Pavarësisht se shtetet e tjera të Evropës nuk kanë nivele të tilla të infektimit, situata në Gjermani, ka bërë që edhe shtetet e tjetra të ngrenë alarmin.

Kancelarja Merkel pritet të takohet me udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë javën e ardhshme për të koordinuar masat e reja kombëtare dhe parlamenti po përgatit legjislacion, që do të mundësonte vendosjen e kufizimeve gjatë stinës së dimrit.

Der Spiegel ka raportuar se ushtria dëshiron të mobilizojë deri në 12,000 ushtarë gjermanë deri në Krishtlindje, për t’iu dalë në ndihmë spitaleve të mbingarkuara, qendrave të vaksinimit dhe atyre të testimit.

Kancelarja Merkel po ashtu ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të pacientëve në repartet e kujdesit intensiv dhe rritje e numrit të viktimave, veçanërisht në rajonet që kanë nivel të ulët të vaksinimit.

Përveç që ka ftuar qytetarët e pavaksinuar që të vaksinohen, Merkel po ashtu ka ftuar qytetarët e vaksinuar plotësisht që të marrin dozën përforcuese kundër COVID-19.

Sipas saj, dozat përforcuese janë “shans i mirë që të ndërpritet vala e pandemisë”.

Related posts

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Redaksia

Talibanët: Amerikanët t’i lirojë asetet e ngrira afgane

N E

Bashkëshortja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro pranon fajësinë për akuzën e drogës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More