Agjencia Zhurnal.mk.

Meqë revolucioni nuk ndezi në shtator, urojmë të ndezi në tetor!

Nga Namir Lapardhaja

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të “Foltores” qenkan fajësuar seksionet dhe grupseksionet e PD-së për mosfunksionim dhe si shkaktare të mosndezjes së revolucionit.

Në fakt, “Foltorja” ka marrë lagështi që në ngjizje dhe nuk ka seksion dhe grupseksion që i ndez fitilin.

Demokratët duhet ta kuptojnë se “politikani është i shenjuar prej sistemit të jetë i përkohshëm”, ndaj çdo mumifikim i udhëheqësve 30-vjeçarë vetëm se do t’i lërë ata edhe për shumë kohë në opozitë. Pavarësisht se pushteti ka rënë, ai ka zënë poshtë edhe këtë opozitë. Është ajo që e mban në këmbë.

Edhe në zgjedhjet e 2013 nuk u kuptua dhe nuk u pranua kurrë e vërteta. Shqiptarët e kishin vjellur me neveri arrogancën dhe korrupsionin e pushtetit të PD-së, mirëpo edhe atëherë u akuzuan drejtorët dhe drejtuesit vendor të PD-së për humbjen e zgjedhjeve, duke e shkarkuar të gjithë peshën tek katet e para të ndërtesës shumëkatëshe të pushtetit. Sigurisht edhe ata kishin peshën e tyre, por e keqja nuk vjen asnjëherë nga poshtë.

Ajo duhet kërkuar gjithmonë lart, tek ata që drejtojnë. Njëlloj siç bën Rama sot me ndërtimet pa leje të klientëve të tij në mes të Tiranës. Ai justifikohet se nuk di gjë, por e bën prokuroria, gjykata dhe policia me kokën e saj. Mendon ndonjë se mund të ndërtojë kush në qendër të Tiranës pa marrë më parë bekimin e pushtetit?!

Të njëjtën gjë do bëjë edhe “Foltorja” në zgjedhjet e radhës: nuk do pranojë përgjegjësinë e humbjes dhe të dështimit, por do hedhë fajin tek armiqtë e brendshëm dhe ata të jashtëm. Dhe militantët e partisë nuk do marrin vesh gjë se ata besojnë verbazi udhëheqjen edhe kur ajo i fajëson për dështim të revolucionit.

Ata e besojnë se nuk i lënë duartrokitjet për ata që i nëpërmkëmbin dhe tallen me fatin e tyre të dëgjojnë se çfarë thuhet.

Dhe meqenëse ra fjala, me stinën e protestave çfarë u bë?

Meqë revolucioni nuk ndezi në shtator, urojmë të ndezi në tetor!

Fundja nëntori afër është se në dhjetor janë festat e fundvitit dhe mund të shtyhet për janar….

Related posts

EDITORIAL / Mickovski i rënë pre e “Levicës”, po tenton të bëhet më “katolik se Papa”!

Redaksia

Koment: Kush po ua hapë dyert kriminelëve në Maqedoninë e Veriut për të ikur nga burgjet?

I Z

“Albin Kurti është në gjendje të bëhet hi e copa për Kosovën”/ Kështu ia humbi shpresat Vuçiqit, Ramës dhe Ali Ahmetit!

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More