Duraku ka arritur marrëveshje me klubin e Rilindjes nga Barani.
Në një prononcim për gazetën, ai ka folur rreth objektivave me klubin e ri.
“Kam arritur marrëveshje dhe në sezonin e ri do të jem pjesë e Rilindjes. Jam i kënaqur me organizimin që ka bërë klubi dhe mendoj që kemi një grup shumë të mirë futbollistësh”, deklaroi Duraku për Gazetën Olle.
“Unë dhe e gjithë skuadra do të japim maksimumin që të marrim sa më shumë rezultate pozitive dhe të arrijmë objektivat e klubit”, shtoi ai.
Rilindja garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar dhe aspiron që të sigurojë ngritjen në Ligën e Parë këtë sezon.
Kujtojmë që Duraku ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Besës pas vitit 2000, klub me të cilin arriti t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë.
Ai trofe ka arritur edhe me Vëllaznimin, duke fituar Kupën e Kosovës nën fanellën kuqezi të gjakovarëve. /Gazeta Olle/