Agjencia Zhurnal.mk.

Mëngjes i ftohtë dhe kryesisht me diell gjatë ditës

Shkup, 31 tetor – Mëngjes i ftohtë me mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina dhe përgjatë lumenjve dhe kryesisht me diell dhe me erë të lehtë nga jugu gjatë ditës, parashikon Drejtoria për Punë Hisrometeorologjike.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Deri nesër e hënë do të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell me mëngjese të ftohta dhe kushte për mjegull paradite në disa lugina. Në fund të ditës nesër vranësirat do të shtohen, ndërsa mëngjesin e së martës do të ketë reshje shiu.

“Nga e marta, veçanërisht përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa temperatura e mëngjesit do të rritet ndjeshëm. Temperatura ditore do të ketë rritje nga e mërkura”, njofton DPHM. 

Related posts

Biber: Porositë e Merkelit për Maqedoninë e Veriut tregojnë ndikimin gjerman mbi zgjerimin

D V

Gostivar, 10 persona nuk respektojnë vendimin për izolim

Redaksia

VMRO: Artan a mban mend kur na vishe çdo ditë në Seli, dhe si deputet gjithmonë ke shtypur butonin për të votuar qeveritë e VMRO-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More