Agjencia Zhurnal.mk.

Mendurim Hoti flet për fazën përgatitore dhe ndeshjet kontrolluese

FC Prishtina tash e 11 ditë ndodhet në Antalia të Turqisë ku po e kryen fazën përgatitore para rifillimit të edicionit në futbollin e Kosovës në fillim të muajit shkurt.

Bardhekaltërit nën urdhrat e trajnerit Abdulah Ibrakoviq po përgatitet maksimalisht duke kryer stërvitje nga dy herë në ditë.

Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau dhe Gornik.
Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2 dhe në takimin e fundit pësoi 2:1 nga Gornik.
Ndeshjen e radhës e zhvillon nesër (29 janar) ndaj Alanya Vladikavkaz, kurse në sfidën e fundit më 31 janar ballafaqohet me Kapfenbergun.
Sulmuesi Mendurim Hoti flet për fazën përgatitore dhe ndeshjet kontrolluese, për faqen zyrtare të klubit Prishtinas.
Faza përgatitore po shkon sipas planit. Jemi duke i marrë ngarkesat e nevojshme fizike dhe po punojmë në aspektin taktik që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror. Te skuadra mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe serioziteti në stërvitje dhe ndeshje është maksimal.
Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati, por përgatitja e ekipit. Këto duele do të na shërbejnë që sa më shumë ta ngritim ritmin e lojës dhe t’i përmirësojmë gabimet eventuale. – Mendurim Hoti
/Gazeta OLLE/

Related posts

Arrestohen dy persona pasi u kapën me drogë

Z.H

Universiteti i Tetovës: Telegram Ngushëllimi

D V

Mickovski realizoi takim me euroambasadorin Gir

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More