Agjencia Zhurnal.mk.

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Shkup, 24 tetor – Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaci sonte në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni tha se fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa në Tetovë ai që sonte i uron fitoren kadidates së BDI-së, Teuta Arifit, përcjell Zhurnal.mk

 

Në pyetjen se si e shikon matematikën, përllogaritjet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi kur është fjala për disa që janë në qendër të vëmendjes, le të fillojmë me Shkupin.

“Mendoj se pa diskutim se do të fitoj kandidati i qeverisë se ka një mbështetje të zgjëruar, BDI-ja do të jetë ajo që do ta baj barën kryesore për shkak se është shumë e fuqishme në Shkup. Ka dhe partner të koalicionit të cilët kanë pas kandidat të tyre, koalicionit të LSDM-së, unë besoj se do të fitoj LSDM-ja prap. Por vendimmarrja sigurisht se do të vjen nga Shqiptarët. Fiton kandidat i LSDM-së, shqiptarët do të janë merritor”, thekson Thaçi, përcjell Zhurnal.mk

I pyetur se çfarë mendon për Tetovën dhe Gostivarin, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi përgjigjet, “Besoj se në Tetovë është kry puna. Fiton kandidati i BDI-së. Dhe po ua uroj që sot, me këtë mbështetje që do të ia jep PDSH-ja, përshkak se PDSH-ja është e njohur për shumë gjëra, por ka edhe një gjë të mirë. PDSH-ja i ka votuesit ushtri , militantë.”, theksoi Thaçi.

Ndryshe Menduh Thaçi ka pranuar marrëveshjen mes PDSH-së dhe BDI-së për të cilën u përfol sot.

Ai ka paralajmëruar se kjo marrëveshje me BDI-në është afatgjate mes PDSH-së dhe BDI-së.

Menduh Thaçi bëri të ditur se Alternativa do të jetë pjesë e qeverisë dhe sipas Thaçit kjo punë është e kryer.

Related posts

Simevski: Nuk ka mundësi dikush të përjashtohet nga regjistrimi

D V

Filipçe takon udhëheqësit e spitalit “8 Shtatori”, gjendet zgjidhje për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjike

D V

Hoxha takon ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në RMV, Khaled Ibrahim Emara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More