Agjencia Zhurnal.mk.

Memorandum për rritjen e ndërgjegjësimin e të rinjve për luftë kundër radikalizimit

Shkup, 20 dhjetor – Përfaqësues të projektit “Platforma për edukim civil të të rinjve për luftë kundër radikalizmit” (Të rinjtë kundër dhunës) sot do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë Kundër Terrorizmit, me Agjencisë për Rini dhe Sport, me komunat Çair dhe Qendër me shkollat ​​e mesme “Koço Racin”, “Zef Lush Marku” dhe “Marija Kiri – Sklodovska” nga Shkupi.

 

Memorandumin do ta nënshkruajnë Zllatko Apostollovski, koordinator nacional i Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë Kundër Terrorizmit, Naumçe Mojsovski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Visar Ganiu, kryetar i Çairit, Goran Gerasimovski, kryetar i Qendrës, Bllagica Pavllovska, drejtoreshë e “Koço Racinit”, Faruk Zeqiri, drejtor i “Zef Lush Markut”, Blerim Nebiu, drejtpr i “Marija Kiri – Sklodovska”.

Në ngjarje është paralajmëruar prezenca e përfaqësueses së Delegacionit të BE-së në Shkup, Danica Stoshevska si menaxhere programi.

Related posts

LSDM sot pritet të shpallë 20 kandidatë për kryetarë komunash

Z H

Tetovë, 3 të vdekur nga Covid- 19.Erdhën vonë në gjendje shumë të rëndë

D V

Për personat e vaksinuar nuk duhet as test pcr e as karantinë nëse udhëtojnë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More