Agjencia Zhurnal.mk.

Memorandum bashkëpunimi në mes SHGM-së dhe Odës së Mjekëve

Shkup, 23 dhjetor – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Oda e Mjekëve janë të përkushtuar që të punojnë së bashku për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet profesioneve që përfaqësojnë dhe promovimin e kulturës shëndetësore në vendin tonë. Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruan sot kryetarët e dy organizatave Mlladen Çadikovski dhe Kalina Grivçeva-Stardelova.

 

Siç kumtoi SHGM-ja, dy organizatat në periudhën e kaluar kanë konstatuar se ka nevojë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet gazetarëve dhe mjekëve duke organizuar ngjarje me interes të përbashkët, në të cilat do të merrnin pjesë mjekë dhe gazetarë.

Memorandumi nënkupton ndërmarrjen e aktiviteteve për përmirësimin e pozitës së mjekëve dhe punonjësve të mediave në situata krize, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë për qëllim edukimin me qëllim të ngritjes së cilësisë së pasqyrimit mediatik lidhur me çështjet në fushën e shëndetësisë. Në kuadër të bashkëpunimit është paraparë dalje e përbashkët para institucioneve kompetente dhe opinionit publik për miratimin më të shpejtë të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat sulmi ndaj punonjësit shëndetësor dhe gazetarit, si dhe një punonjësi mediatik, do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtarë.

Related posts

“Propaganda” e BDI-së reagon Furkan Saliu: BDI i bën dëm aq shumë informimit të drejtë, pasojat do të ndjehen me vite!

Redaksia

Festë për shqiptarët/ Në Maqedoni shënohet dita e alfabetit shqip

Z H

Shpenzimet minimale për një familje në tetor janë rritur për 200 denarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More