Agjencia Zhurnal.mk.

Memli Krasniqi sërish infektohet me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka rezultuar përsëri pozitiv me virusin COVID-19.

 

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ditë më parë familjarët e tij janë infektuar me COVID-19, ndërkaq ai pas ritestimit të tretë, sot ka rezultuar pozitiv.

“Deri tash kam simptoma të lehta, njëjtë si Meliza dhe fëmijët. Ditëve në vijim do të vazhdoj izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKShPK-së”, njofton Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se e ka kaluar COVID-19 në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë dy doza të vaksinës, por ende pa kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë, ai është infektuar për të dytën herë.

“Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj që të kujdeseni për veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi në valën e re të shpërndarjes së variantit Omicron të COVID-19”, ka shkruar Krasniqi.

Te dashur miq,Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot…

Posted by Memli Krasniqi on Friday, January 14, 2022

Related posts

Pas disa thirrjeve më në fund votohen në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare

D V

Një grua gjendet e vdekur në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

N E

Dugolli: Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, kryeministri do të kthehej nga Greqia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More