Agjencia Zhurnal.mk.

Memeti: Gostivari duhet të jetë në karantinë, nuk ka vend në spital për pacientët e tjerë

Shkup, 19 gusht – Infektologu nga spitali i Gostivarit thotë se Gostivari duhet të jetë në karantinë për shkak se spitali është mbushur dhe nuk ka vend për pacientët të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

 

“Gjatë kësaj periudhe kishim gjendje të përkeqësuar dhe më vjen keq që qyteti i Gostivarit nuk ka koordinim mes pushtetit lokal dhe ministrisë. Për mua të gjithë gostivarasit duhet të ishin në karantinë. Momentalisht në Repartin Infektiv dhe në Qendrën modulare ka 51 pacientë”, tha Enes Memeti.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e personave të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore është e rëndë.

“Gjendja e atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore është e rëndë. Besoni se nuk e dimë se ku t’i çojmë për shkak se i gjithë Reparti është i mbushur me pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i mosrespektimit të masave”, tha Memeti.

Related posts

Arsovska: BRT nuk kam premtuar, por transport publik të shpejtë, me kohë dhe falas dhe 250 autobusë

D V

Shkupi qyteti i 13-të më i ndotur në botë

D V

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More