Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni shprehu të mërkurën dhimbjen e saj të thellë për bombardimin që vrau qindra njerëz në një spital në veri të Gazës, duke rinovuar thirrjen e saj për mbrojtjen e civilëve të kapur në mes të konfliktit 12-ditor.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga ajo që ndodhi në spitalin Arab Al-Ahli në Gaza. Italia shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat dhe afërsinë e saj me familjet dhe të plagosurit.
Në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve, ne ripërtërijmë edhe një herë angazhimin tonë për të mbrojtur popullsinë civile, për të zgjidhur problemet më urgjente humanitare dhe për të siguruar një zgjidhje të shpejtë të kësaj krize”, tha Meloni në një deklaratë.
Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës për Anadolu.