Agjencia Zhurnal.mk.

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 6 Dhjetor – Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti sot në Tiranë për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pasi u prit nga kryeministri Edi Rama, znj. Meloni iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, më shumë sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini, Italia është plotësisht e përkushtuar.

Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi për roaming dhe shumë çështje të tjera që po diskutojmë dhe sikurse e dini, mund të mbështeteni për këtë tek Italia. Faleminderit!” theksoi në përfundim, Kryeministrja e Italisë.

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M