Agjencia Zhurnal.mk.

Meloni dhe Kishida ranë dakord të ndërtojnë “partneritet strategjik”

Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni dhe homologu i saj japonez Fumio Kishida ranë dakord për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa fusha, përfshirë edhe ekonominë, tregtinë dhe sigurinë, raportojnë mediat italiane, duke iu referuar një deklaratë të liderëve.

“Ne ramë dakord të rrisim nivelin e lidhjeve dypalëshe në një partneritet strategjik”, tha Meloni në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas takimit në Romë.

Sipas Kishidës, ndër fushat e bashkëpunimit të përforcuar do të jenë diplomacia, investimet, hekurudhat dhe kinemaja.

“Përveç mbështetjes së plotë për Ukrainën, ne duam të punojmë së bashku me presidencën japoneze (me G-7) për disa prioritete të propozuara nga Japonia, siç janë  mbrojtja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, përforcimi i sigurisë ekonomike, mbrojtja e zinxhirëve të dërgesës dhe përforcimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike”, shtoi Meloni.

Related posts

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Xh M

Vallet ujgure “Samavari i gjyshit” dhe “Fryma e Dragoit dhe e Kalit”

Xh M

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kievin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy