Agjencia Zhurnal.mk.

Mekgregor nuk përfill as UFC-në, e as antidopingun amerikan

Konor MekGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, synon të rikthehet në kafaz në 3-mujorin e parë të vitit 2023. Edhe pse presidenti i UFC-së, Dana Uajt, u shpreh se irlandezi duhet të testohet nga USADA (antidopingu amerikan) të paktën 6 muaj para sfidës së parë, MekGregor ka të tjera plane.

 

“The Notorius” ka më shumë se një vit që nuk kryen asnjë test antidoping, ndaj sipas UFC-së vështirë se mund ta shohim sërish irlandezin në kafaz para muajit prill 2023.

“Do të rikthehem shumë shpejt. Kam shënjestruar vitin 2023 për t’u rikthyer në kafaz, mundësisht në 3-mujorin e parë”, ka shkruar Mekgregor në rrjetet sociale.

Irlandezi, është ende duke kryer xhirimet e filmit “Road House”, ku ai do të debutojë së shpejti në ekranin e madh. Xhirimet po kryhen në Republikën Domenikane. Pasi të përfundojë këto xhirime, MekGregor do t’i dedikohet 100% stërvitjes.

“Kjo aventurë e re më dha disa muaj më shumë për t’u përgatitur. Do të më duhen edhe disa muaj stërvitje intensive për të qenë sërish në 100% të formës dhe gati për të dueluar sërish”, u shpreh Konor McGregor.

Iralndezi nuk duelon prej korrikut 2021, kur u operua për shkak të një dëmtimi që pësoi në këmbë.

Related posts

Fabregas mbështet Barcelonën për transferimin e Christensenit

D V

Formati i ri i Ligës së Kampionëve vjen me shumë ndryshime: Tetë ndeshje në fazën e grupeve, 36 skuadra dhe mundësi për ‘final four’

D V

Nesër ndeshja e parë e Botërorit

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More