Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj: Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të të gjithëve nga komandanti i FSK-së, gjeneralët, oficerët, nënoficerët, por dhe ushtarët, akterët vendor, por edhe grupet këshilluese ndërkombëtare.

 

“Ushtritë ngriten me punë ekipore, besim në njëri-tjetrin, që buron nga vullneti i palëkundshëm për të mbrojtur çdo pëllëmb të atdheut; si thirrje e brendshme më madhore se çdo gjë tjetër; si obligim ndaj dëshmorëve dhe brezave të ardhshëm; si detyrë ndaj njerëzimit për mbrojtje të vlerave demokratike, si angazhim i përbashkët përtej dallimeve kombëtare, ngase liria njerëzore nuk kufizohet brenda një territori, dhe agresori është armiku i përbashkët dhe i vetëm që duhet të luftohet”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehajt rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të Komandantit të FSK-së, gjeneralëve, oficerëve, nënoficerëve por dhe ushtarëve, të akterëve vendor por edhe grupeve këshilluese ndërkombëtare.

“Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n, e nga aty çdo mision ndërkombëtar që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, njerëzores përtej gjithçkaje”.

Related posts

Një burrë ushtron dhunë fizike ndaj tri vajzave në Prishtinë – rasti kapet nga kamerat e sigurisë

D V

Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

D V

Rama thirrje OKB-së ta njohë Kosovën: Kjo Asamble nuk është e plotë pa Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More