Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj takohet me zv.ambasadorin e Japonisë në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim zv.ambasadorin e Japonisë, jorezident për Kosovë, Tatsuya Machida.

 

Mehaj ka njoftuar se në takim kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushës e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Pas shkëmbimit të njoftimit rreth zhvillimeve të deritashme në relacionet tona, me zv.ambasadorin Machida diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Unë i shpreha interesimin për mundësinë e ofrimit të eksperiencës japoneze në fushën e kërkim-shpëtimit urban dhe fushat tjera specialistike që u mirëpritë nga ana e tij, ide e cila do të trajtohet në kuadër të planit tonë të përbashkët të bashkëpunimit bilateral”, thotë Mehaj në postimin e bërë në Facebook.

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar për vendin tonë, sot prita në takim…

Posted by Armend Mehaj on Wednesday, July 14, 2021

Related posts

Regjistrohen 16 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

N E

Haxhiu pas marrëveshjes në Elbasan: Qytetarët do të trajtohen si në atdhe në dy anët e kufirit

D V

‘Luftën e kam me kaosin urban’, Përparim Rama: Do ta ftoj Kurtin në zyrë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More