Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj: Obligimi ushtarak, vetëm në koordinim me SHBA-në – plani është i hartuar për ushtri profesionale

Në raportimin para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të parë mundësitë se në çfarë fazash mund të bëhet obligimi ushtarak për qytetarët e vendit në të ardhmen.

 

Mehaj u shpreh se përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale.

“Besoj se është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës që të kemi ushtri të mirëfilltë, po të jetë edhe mundësia që çdo individ të shërbejë në Ushtrinë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi në koordinim me partnerë për të parë mundësitë se në çfarë faza e mundësish mund të bëhet obligative ushtria në të ardhmen”.

“Duhet të marrim plane konkrete edhe të shteteve tjera, si ato shtetet baltike që kanë kaluar të njëjtat faza e me kërcënime nga Rusia, siç ne kemi nga Serbia. Jemi në koordinim, por me më rëndësi është të ceket që çdo veprim merret në koordinim me SHBA-në për benefite të Kosovës”, deklaroi Mehaj.

Sipas tij, në Kosovë ka interesim të madh të të rinjve për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

“Për 400 pozitat që kishin hapur në konkursin e kaluar të FSK-së kishin aplikuar mbi 6000 qytetarë, ndërsa deri tani në konkursin, i cili vazhdon të jetë i hapur për 840 rekrutë, kanë aplikuar mbi 1100 qytetarë, ku prej tyre 100 janë gra, ndërsa shtoi se objektiva kryesore e tij është që të shtojë numrin e përfaqësimit të grave në FSK”, tha Mehaj.

Tutje u shpreh se FSK-ja ka bërë disa trajnime në bashkëpunim me NATO-n dhe gjitha këto aktivitete.

E këto sipas tij, japin shumë për sigurinë e rrugës në anëtarësimin e NATO-s.

“Aktualisht kemi 127 pjesëtarë që po bëjnë trajnime e shkollime jashtë vendit. Prej tyre 47 kadetë. Vendet ku po shkojnë janë ShBA, Gjermani, Kroaci, Shqipëri, Turqi, Maqedoni e Veriut etj”, ka thënë ministri.

Related posts

Në 27-vjetorin e emërtimit të UÇK-së, Xhemajli: Vendimi ka qenë i Kryesisë së LPK-së

D V

Dikush nuk e gjeti votën e bashkëshortes e dikush tjetër as votën e vet, ankesa në PZAP nga kandidatët për asamble

D V

Editorial/ A po tenton Vuçiq që përmes të pagjeturve të luajë rolin e viktimës para ndërkombëtarëve?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More