Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror në fushën e mbrojtjes sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është deklaruar pak para fillimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

 

Mehaj ka thënë se  bashkëpunimi  Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm.

“Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, ai ka pohuar se dy qeveritë shqiptare do të jenë së bashku më të fortë.

“Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në. Së bashku më të fortë”, thotë ai.

Ndryshe, sot në Elbasan do të mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më…

Posted by Armend Mehaj on Thursday, November 25, 2021

Related posts

I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës

N E

Konjufca: Nga Lajçak kam kërkuar të mos ketë bisedime për pavarësinë dhe territorin e Kosovës

D V

Kosova regjistron edhe 14 të infektuar me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More