Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj: Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti.

 

Sipas njoftimit, në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, u shpreh ministri Mehaj me këtë rast.

Ndërkohë, ambasadori Minxhozi e rikonfirmoi mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në anën tjetër, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Minxhozi për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Shqipërisë nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Republika e Kosovës.

Related posts

Përfundon takimi në Bruksel, Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

D V

Ministrja e Kurtit heq taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga Serbia

D V

Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More