Ish-presidenti rus Dmitrij Medvdevi, i cili për momentin është zëvendëskryetar i Këshillit Rus për Siguri, e akuzoi SHBA-në se po bëjnë plane për destabilizimin e Rusisë dhe skicojnë një skenar që çon në luftë bërthamore.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia u bë cak i “luftës primitive” në të cilën Rusia duhet të jetë “poshtërohet, tronditet, të ndahet dhe shkatërrohet”, publikoi në Telegram, transmeton DPA.
“Dhe tani të imagjinojmë se Amerika do të jetë e suksesshme në këtë raund të konfrontimit”, vazhdoi Medvedevi. “Ky do të jetë rezultati: forca më e madhe bërthamore do të jetë nën udhëheqjen politike, me ekonomi propaganduese dhe numër maksimal të bombave bërthamore të synuara në objektivat në SHBA dhe Evropë”.
Kina do të jetë viktima e ardhshme e SHBA-së, parashikon Medvedevi, “dhe atëherë do të jenë vetëm disa hapa të shkurtër deri te katastrofa globale – kolaps në furnizimin me energji dhe ushqim, dështim në të gjitha sistemet kolektive të sigurisë dhe së shpejti, shpërthim i madh bërthamor”.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së janë në pikën më të ulët në dritë të invadimit rus në Ukrainë. SHBA-ja së bashku me BE-në dhe vendet e tjera, imponuan spektër të gjerë të sanksioneve ndaj Rusisë.