Agjencia Zhurnal.mk.

Mediumi amerikan, Variety shkruan për filmin kosovar: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për Oscars 2022

Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022.

 

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta e mjaft pozitive, duke qenë kështu një sukses i madh për gjithë kinematografinë e popullin shqiptar.

Së fundmi, në një postim të shpërndarë nga faqja e filmit “Zgjoi” thuhet se mediumi amerikan Variety ka publikuar listën e filmave që do të jenë për Oscar.

Variety: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për “Oscars”Kanë filluar të publikohen parashikimet e para sa i përket…

Posted by Zgjoi on Thursday, December 30, 2021

Sipas tyre, në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”.

“Variety: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për “Oscars”. Kanë filluar të publikohen parashikimet e para sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”. Mediumi i njohur amerikan “Variety” është ndër të parët që ka publikuar listën e filmave që sipas tyre do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”. Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit”, thuhet në shkrimin e shpërndarë.

“Zgjoi” fituesi i dyfishtë në festivalin francez Më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa ishin përzgjedhur për të…

Posted by Zgjoi on Friday, December 17, 2021

Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Aktorja Elisabeth Moss dhe producentja Lindsey McManus në përkrahje të "Zgjoit" Aktorja e njohur Elisabeth Moss dhe…

Posted by Zgjoi on Monday, December 13, 2021

Related posts

Ekspozitë e pavarur “Fragment” e grafikëve nga Shqipe Mehmeti

D V

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

D V

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More