Agjencia Zhurnal.mk.

Mediat franceze: Zaev dha dorëheqje për shkak të bllokimit të eurointegrimeve

Paris, 24 dhjetor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të mërkurën më 22 dhjetor ka dhënë dorëheqje nga funksioni, për shkak të bllokimit të eurointegrimeve të vendit si dhe për shkak të rezultateve të këqija të partisë në zgjedhjet lokale në muajin tetor, shkruan radioja ndërkombëtare franceze, radio RFI.

 

Zoran Zaev, duke e trashëguar nacionalistin dhe autoritarin Nikolla Gruevski, me titullin “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dha dorëheqje për shkak të bllokimit të integrimeve evropiane”, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi dorëheqjen e kryeministrit socialdemokrat”, shkruan “Figaro”. Partia e tij, LSDM, sipas mediave franceze, pritet të përbëjë koalicion të ri dhe të formojë qeveri.

“Zoran Zaev, i cili ishte kryeministër i tranzicionit demokratik, largohet nga pushteti pas pak më shumë se katër vitesh në krye të qeverisë maqedonase. Ai ishte udhëheqës i demonstratave në vitin 2015, të cilat e detyruan paraardhësin e tij, autokratin Nikolla Gruevski, në zgjedhje të ndershme që shkaktuan rënien e tij”, sqaron RFI.

“Në krye të Maqedonisë, ai e ndryshoi emrin e vendit në Maqedoninë e Veriut, në një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit diplomatik 27-vjeçar me Greqinë. Zoran Zaev e futi vendin e tij në NATO në vitin 2020, por në të njëjtin vit ai u gjend i bllokuar në rrugën evropiane nga Bullgaria, sepse Sofja refuzon të njohë gjuhën maqedonase, të cilën ajo e konsideron si një dialekt bullgar. Popullariteti i Zaevit ka rënë për shkak të mosgatishmërisë së Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me vendin e tij”, konstaton më tej RFI dhe “Figaro”.

Për mediat franceze, pikërisht për shkak të bllokadës së integrimeve evropiane të vendit, LSDM, partia e Zoran Zaevit, shënoi rezultat të keq në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar.

Menjëherë pas humbjes në zgjedhjet komunale, veçanërisht në Shkup, Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen, por priti dy muaj për ta paraqitur zyrtarisht të mërkurën.

“Do të ishte politikisht e papërgjegjshme dhe e paarsyeshme para popullit tim dhe vendit tim që të vazhdoj ta udhëheq qeverinë në rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar Zoran Zaev në dorëheqje, transmeton RFI dhe “Figaro”.

Zoran Zaev megjithatë ia dorëzon partinë njërit prej të afërmve të tij, Dimitar Kovaçevskit, zëvendësministër i Financave, i zgjedhur së fundmi kryetar i LSDM-së, të cilën Zaev e drejton që nga viti 2013. LSDM-ja pritet të bëjë koalicion të ri dhe të formojë qeveri, shkruan “Figaro”.

Opozita e mbledhur rreth VMRO-DPMNE-së (konservatorët) nuk arriti në nëntor me propozimin për votimin e mosbesimit të qeverisë në largim. Ajo insistoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, por Zoran Zaev madje e shfrytëzoi këtë periudhë për të forcuar koalicionin qeverisës.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, tani ka dhjetë ditë për ta propozuar kryeministrin e ri, i cili megjithatë do të ketë njëzetë ditë për të formuar kabinet dhe ta vendos në votim në Kuvend. 

Related posts

Zëvendësministri Agim Nuhiu, uron Kurban Bajramin

R Zh

Editorial / Kërçova mbetet bastion i shqiptarëve, s’ka nevojë për etiketime “TRADHTARË”, është një betejë e pastër politike!

R Zh

UEJL do të mundësojë vaksinimin e stafit dhe studentëve në objektin e tij

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More