Agjencia Zhurnal.mk.

Media zvicerane shpërndanë fotografinë e Einxhel edhe Dagz, për çka bëhet fjalë?

Çifti brenda “Big Brother” kanë marr vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Media e njohur zvicerane “20 minuten”, ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë ata konsiderojnë “turp” por që vazhdojnë ta shijojnë atë (p.sh. një këngë apo emision që ju e shijoni, por do të ndiheshit të turpëruar nëse dikush tjetër e kupton se ju po dëgjoni/shikoni atë këngë apo emision), shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, një ndjekës ka përmendur çiftin Einxhel dhe Dagz brenda “Big Brother VIP” dhe kështu faqja e ka ndarë foton e çiftit në faqen e tyre zyrtare në Instagram në mesin e disa filmave dhe ngjarjeve si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, por megjithatë vazhdojnë t’i shijojnë.

Krahas filmave të ndryshëm të huaj, faqja e medias në Instagram ka zgjedhur edhe njërin nga çiftet e “Big Brother” shqiptarë si çift “Guilty Pleasure” televiziv.

Ndryshe, Einxhel ka reaguar menjëherë duke e ndarë në storien e saj në Instagram teksa iu ka parashtruar një pyetje ndjekësve të saj.

Theksojmë se mbrëmë, Einxhel dhe Dagz e konfirmuan se po ndihen mirë pranë njëri-tjetrit dhe lidhja e tyre do vazhdojë brenda shtëpisë.

Einxhel dhe Dagz janë çifti i dytë në spektaklin televiziv të ndjekur 24/24.

Related posts

Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen- dalin pamjet nga festa e organizuar në Monaco

D V

Ngjarja e rëndë me 11 vjeçaren në Prishtinë, reagon edhe Einxhel

Lea Muslija

Kjo është dhurata luksoze që Don Xhoni ua bëri prindërve të tij

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More