Agjencia Zhurnal.mk.

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

Sipas njoftimeve të uebsajtit të gazetës “The Wall Street Journal”, ditët e fundit qeveritë e vendeve të ndryshme në tërë Amerikën Latine po bëjnë përpjekje të marrin vaksinat kundër COVID-19, duke i konsideruar ato si rrugëdaljen e vetme nga epidemia që ka goditur seriozisht ekonomitë e tyre dhe ka shkaktuar qindra mijë të vdekur në këto vende. Megjithatë, Amerika Latine nuk kërkoi ndihmë nga ShBA-ja për vaksinat, por u mbështet në konkurrentët globalë të saj: Kina dhe Rusia.

 

Siç njoftohet, qeveritë në Argjentinë dhe Bolivi kanë filluar vaksinimin e banorëve me vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila do të dërgohet edhe në Meksikë. Këtë muaj Kili do të përdorë vaksinën nga kompania kineze “Sinovac”. Presidenti i Kilit Sebastián Piñera u shpreh se kjo vaksinë u solli kilianëve shpresën e daljes nga epidemia. Kur televizioni peruan raportoi mbi arritjen e avionëve me vaksinat kineze të “Sinopharm”-it në këtë vend, banorët e Perusë brohoritën.

Në këtë raport nga “The Wall Street Journal” theksohet se qeveria braziliane pranoi përdorimin e miliona dozave të vaksinës kineze të “Sinovac”-ut, e cila është zgjedhja më e mirë e Brazilit për zbutjen e ndikimeve negative të epidemisë, që ka shkaktuar aty afro 250 mijë të vdekur deri tani.

Sipas gazetës, është e nevojshme që vendet e Amerikës Latine të mbështeten te vaksinat kineze dhe ruse në periudhën fillestare, meqenëse ShBA-ja dhe vendet e zhvilluara kanë blerë pothuajse të gjitha vaksinat e prodhuara nga kompanitë perëndimore, si “Pfizer”, “Moderna” etj.

Related posts

Hungari, arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinës kineze të “Sinopharm”-it

Z.H

Rriten për rreth 15% importet e naftës në Gjermani, dyfishohet fatura

Xh M

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë M270

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More