Agjencia Zhurnal.mk.

Mecinoviq: PTHP ngriti aktakuzë për dy kandidatë për këshilltarë të së Majtës

Shkup, 15 tetor – Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “sulm mbi  një person zyrtar gjatë punës në sigurim” kundër bartësit të listës së kandidatëve për këshilltarë në Komunën Aerodrom, Darko Masllarkovski dhe kundër kandidatit për këshilltar për Qytetin e Shkupit, Zharko Masllarkovski nga radhët e të Majtës, informoi në konferencën e sotme për shtyp përfaqësuesi i kësaj partie, Amar Mecinoviq.

 

“Ka filluar ndjekja politike. Pas dy paralajmërimeve për qëllimet e rrezikshme politike të LSDM-së tani po e informojmë opinionin për dy instanca për ndjekje politike nga ana e instrumenteve shtetërore për shtypje fizike. Fillimisht kundër bartësit tonë në listën e kandidatëve për Komunën Aerodrom  Darko Masllarkovski dhe kandidatin këshilltar për Qytetin e Shkupit, Zharko Masllarkovski, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale sulm mbi një person zyrtar gjatë punës në sigurim i dënueshëm sipas nenit 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”, theksoi Mecenoviqi.

Ai shpjegoi se thelbi i veprës penale përbëhet në  “paramendim te kryerësi nga ana e kërcënimit për përdorim të armëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme, të maltretojë, ofendojë apo fizikisht ta lëndojë personin zyrtar”,

Ai vlerësoi se seanca e parë tendecioze është caktuar për më 18 tetor, një ditë pas zgjedhjeve.

Në mënyrë shtesë, Mecinoviqi u ndërlidhi edhe në rastet e 11 tetorit, kur një aktivist i së Majtës hyri në konflikt me kryeministrin Zoran Zaevin, duke theksuar se më 12 tetor bartësi për listën e kandidatëve për Komunën e Prilepit të kësaj partie, Ivan Jovanovski, është marrë në pyetje në stacionin policor në Prilep, që e vlerësoi si presion shtesë vetëm pesë ditë para zgjedhjeve.

Related posts

Ministri Milevski: Zaev nuk e tërheq dorëheqjen, po bisedohet për emrin e kryeministrit të ri

I Z

Shkup, sot regjim i posaçëm i komunikacionit

Redaksia

Autobusi është i “BESA Trans”, viktimat ishin nga Strumica, Shkupi, Manastiri e Velesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More