Agjencia Zhurnal.mk.

Me vetëm 787 kilometra të kaluara, Porsche 911 Strassenversion po shitet për 10.5 milionë dollarë

Një lloj i jashtëzakonshëm i Porsche që ka pak kilometra të kaluara, aktualisht po ofrohet për shitje në Japoni, me një çmim prej 10.550.000 dollarë – pa i përfshirë taksat.

Bëhet fjalë për Porsche 911 Strassenversion që është shumë i rrallë, pasi që vetëm 20 njësi janë prodhuar me specifikacione të veturës sportive GT1, transmeton Telegrafi.

Porsche GT1 Strassenversion i prodhuar në vitin 1998, ka ngjyrë të bardhë dhe një enterier me ngjyrë të zezë. Dritat e përparme dhe ato të pasme janë të punuara në stilin e gjeneratës 996, e ka një karroceri të zgjeruar me të dhënat ekstreme të aerodinamikës.

Motori prej 3.2 litra twin-turbo me gjashtë cilindra prodhon 710 kuaj-fuqi, që është një fuqi dukshëm më e madhe krahasuar me modelin standard prej 544 kuaj-fuqi.

E tërë kjo fuqi bartet në rrotat e pasme falë ndërruesit manual. Modeli standard shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda dhe kishte shpejtësinë maksimale të kufizuar në 310 kilometra në orë.

Ka vetëm 787 kilometra të kaluara, që e bën një veturë mjaft të kërkuar për koleksionuesit e pasur. Vetura ndryshe shitet nga James Edition përmes shtëpisë së ankandeve BTV Auction Cars.

Madje edhe nëse shitet për 10.5 milionë dollarë, kjo nuk do të jetë Porsche më e shtrenjtë që ndonjëherë të jetë shitur me një shumë marramendëse. Ky titull i përket veturës garuese me 917 kuaj-fuqi i prodhuar në vitin 1971 që ndërroi pronarë për 14 milionë dollarë. 

Related posts

Lamborghini përditëson logon

D V

Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

D V

Prezantohet Skoda Epiq, vetura elektrike me rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy