Agjencia Zhurnal.mk.

Më të pasurit akumuluan 45,6 për qind të pasurisë në vitin 2021

Pasuria e përgjithshme botërore u rrit për 9,8 për qind dhe në vitin 2021 arriti 463,6 miliardë dollarë.

 

Për këtë më meritore është SHBA-ja me pjesëmarrje më të madhe se gjysma e rritjes së përgjithshme të pasurisë. Kina kontribuon me çerekun.

Në ndërkohë, Afrika, Evropa, India, Amerika Latine bashkë përbëjnë vetëm 11,1 për qind të rritjes së pasurisë globale në vitin 2021, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga banka “Kredi Svis”.

Një përqindëshi më i pasur i planetit vazhdon të akumulojë 45,6 për qind të pasurisë në vitin 2021, shkruan “El Pais”.

Raporti i “Kredi Svis” parasheh që grupi i vogël të vazhdojë të rritet. Numri i milionerëve, me pasuri më të madhe se milion dollarë, do të mbërrijë 87 milionë, ndërsa numri i ultra të pasurve, me pasuri neto më madhe se 50 milionë dollarë, do të mbërrijë 385.000 në pesë vitet e ardhshme.

Në bazën e piramidës janë ata të cilët në vitin 2021 kanë pasur kapital më të vogël se 10.000 dollarë dhe të cilët përfaqësojnë 53 për qind të popullatës në botë.

Në kuptim të rritjes, dy ekonomitë më të suksesshme janë SHBA-ja dhe Kina, të dyja me shkallë të rritjes prej rreth 15 për qind.

Në fund është Evropa, e cila u rrit vetëm 1,5 për qind në vitin 2021, por e akumulon masën e dytë më të madhe të pasurisë pas SHBA-së dhe para Kinës.

Për pesë vitet e ardhshme, raporti parasheh që vendet me të ardhura të mesme të jenë motor kryesor i ekonomisë botërore, me 42 për qind të rritjes globale.

Sa i përket shpërndarjes së pasurisë, sipas raportit, këtë shekull pabarazia globale është ulur, e nxitur nga rritja e përshpejtuar e tregjeve në zhvillim.

Supozimi është mbështetur me atë që segmenti i atyre me pasuri ndërmjet 10.000 dhe 100.000 dollarë më së shumti është rritur nga fillimi i shekullit, prej 504 milionë në 1.800 milionë individë.

Në raportin e “Kredi Svis”, viti 2021 konsiderohet si vit i mirë për financa.

Related posts

Italia pezullon vaksinimin me Astra Zeneca për personat nën 60 vjeç

Redaksia

Starbucks pezullon të gjitha bizneset në Rusi

D V

Zelensky bën thirrje për më shumë armë përpara fjalimit në samitin e G7

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More