Agjencia Zhurnal.mk.

Me sukses përfundoi misioni për strehim të përkohshëm për migrantët nga Afganistani

Shkup, 31 gusht – Familja e fundit tetë anëtarëshe afgane e angazhuar më parë nga NATO-ja që u përkujdes në Maqedoninë e Veriut sot u largua nga vendi, me çfarë me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët janë marrë nga baza “Behtel” në Kosovë, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, iu ofrua ndihmë dhe mbështetje e vazhdueshme, si rezultat i bashkëpunimit efikas dhe të gjerë ndërinstitucional, si dhe me një angazhim të madh nga Kryqi i Kuq, për çka me këtë rast shpreh falenderim për të gjithë të përfshirit në realizimin me sukses të të gjithë procesit. Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe të njëjtit të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invadimit rus ndaj Ukrainës” thekson në publikim shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

📍Успешно заврши мисијата за привремено сместување на загрозените лица од Авганистан ангажирани од НАТО👏 Денес,…

Posted by Bujar Osmani on Tuesday, August 30, 2022

Related posts

Fabrika në pronësi shtetërore në Maqedoni prodhon armë për Serbinë! Janë vjedhur tash disa raketahedhës!

I Z

Bekteshi: Marzhi për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10 për qind

Z.H

Miratohet ligji me të cilin sigurohet mbështetje financiare për pjesën e mbetur të autostradës Shkup-Bllacë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More