Agjencia Zhurnal.mk.

Më shumë shi në Prilep

Shkup, 13 qershor – Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Prilep, ku DPHM-ja që nga ora 8 e mëngjesit, ka matur 52 litra sediment uji për metër katror. Pasojnë Gjurishte me 37 litra, Krusheva 31, Kodra e Diellit 18, Kriva Pallanka 14, Berova 12, Kumanova, Tetova dhe Pozhorani 10, Dibër dhe Hanet e Mavrovës 8, Shkup-Petrovec dhe Vinicë 6…

Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve të shiut janë matur në matëset e DPHM-së. Për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë varion shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e lartë se sasia e matur.

DPHM-ja informon se moti sot në mëngjes është kryesisht i vranët dhe i qetë me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Mëngjesin e sotëm ka reshje shiu në Prilep dhe Kriva Pallankë, ndërsa në orët e kaluara ka rënë edhe në Manastir dhe Shkup – Petrovec.

Moti sot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshëm dhe me bubullima. Nga fundi i ditës vranësira dhe reshjet do të zvogëlohen gradualisht. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 19 deri më 26 gradë Celsius. 

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe kushte për paraqitje të stuhive. Nga fundi i ditës vranësitë do të ulen. Temperatura maksimale do të arrijë deri 24 gradë Celsius.

Related posts

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

D V

Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vite burg

D V

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy