Agjencia Zhurnal.mk.

Më shumë se 40 vende formojnë Grupin e Miqve për Sigurinë e Paqeruajtësve të OKB-së

Shkup, 29 prill – Zhurnal.mk – Vaksinat kineze do të mbërrijnë nesër. Mes 5.000 dhe 7.000 vaksina të “Fajzerit” do të mbërrijnë çdo të hëne në maj, gjegjësisht gjithsej 26.000, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se presin informacion për vaksina edhe nga sistemi Kovaks.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiqi kumtoi se Serbia i ka donuar Maqedonisë së Veriut 13.000 vaksina shtesë “Sputnik V”, duke shtuar se deri tani vendit i janë donuar gjithsej 48.000 vaksina, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Ajo konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut sasitë e përmendura të vaksinës “Sputnik V” janë dërguar mbrëmë vonë, si pjesë e kontigjentit prej 20.000 vaksinave nga komponenta dy, dedikuar për rivaksinim.

Bërnabiq përkujtoi se ato 20.000 vaksina janë dërguar para tre javëve, duke shtuar se Serbia ka mjaftë vaksina dhe se nëse nevojitet do të vazhdojë të jetë e hapur për përkrahje të miqve dhe partnerëve në rajon.

Lidhur me gjendjen me Kovid-19 në shtet, ministri Filipçe theksoi se ajo ndiqet me kujdes dhe nuk pritet rritje e numrave të të sëmurëve të rinj.

Sipas tij, nuk është problem dalja e qytetarëve jashtë veçanërisht tani kur moti tashmë është i ngrohtë dhe kjo e lejon, por masat të respektohen.

“Qytetarët duhet të dinë se kanë përgjegjësi individuale dhe se duhet të respektohen masat”, tha Filipçe.

Sipas të dhënave të djeshme nga Instituti për Shëndet Publik, janë regjistruar regjistruar 447 raste të reja me Kovid-19, 30 të vdekur, 620 pacientë të shëruar. Në repartet infektive në shtet trajtohen 1334 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 566 janë në Shkup.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë arrin në 151.569, numri i pacientëve të shëruar është 131.530, të vdekurve 4.772, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.267, prej të cilëve 6883 janë Shkup.

Në faqen e internetit vakcinacija.mk është publikuar se deri më tani vaksinë kundër Kovid-19 kanë marrë 55.926 qytetarë, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 207.332 qytetarë.

Related posts

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

Xh M

Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës

Xh M

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy