Agjencia Zhurnal.mk.

Më shumë pronë – më shumë tatim, profiti ekstra duhet të tatimohet, këshillojnë ekspertët

Shkup, 6 dhjetor – Tatim më i lartë i pronës për të gjithë që kanë më shumë banesa, shtëpi, objekte afariste apo pronë që nuk përdoret. Masën para ca kohe e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, me arsyetim se e njëjta vlen edhe për shtetin. Për shembull nëse shteti posedon ish-pushimore për fëmijë dhe të njëjtat nuk i shfrytëzon, do të paguajë tatim më të lartë edhe atë komunës ku është pushimorja.

 

Në të kundërtën, sipas idesë së re të kryeministrit, ajo pronë duhet të shitet. Qëllimi është mbushja e arkës shtetërore – thonë nga Qeveria, ndërsa të njëjtën e komentojnë edhe njohësit ekonomik. Në kushte kur mungojnë mjete në Buxhet, masa do të ndihmojë në mbushjen e arkës shtetërore, thotë profesori universitar Sami Bislimi.

 “Pse të mos paguajë më shumë tatim ai që posedon dy, tre, pesë banesa apo objekte afariste prej ku fiton profit dhe ai profit duhet të tatimohet. Plus asaj, shtetin e shpallëm shtet socialist, nëse nuk ka burime të mjeteve, a mund të realizohet ky parim në vendin tonë”, tha Sami Bislimi – profesor universitar.

Propozimi është i mirë, thotë Bislimi, por ka dyshime rreth implementimit.

 “Për shkak se te ne evidenca e pronave nuk është në një person, por është e shpërndarë në më shumë anëtarë të familjes, implementimi do të jetë i vështirë, përndryshe ideja është e mirë”, theksoi Sami Bislimi – profesor universitar.

Këto janë masa për barazimin e mirëqenies ekonomike të njerëzve, shpjegon Bislimi, duke shtuar se kjo praktikë është e njohur mirë edhe në vendet perëndimore evropiane. Qytetarët ankohen, thonë se masa do ta ngarkojë buxhetin vendor.

“Duhet të jetë e matur. Po, duhet të ketë ndonjë shoqëri sociale, drejtësi sociale, por të mos jetë, nëse mirë më kujtohet paralajmërimi ishte të rritet trefish në raport me tani për ata që posedojnë pronë. Duhet të ketë ndonjë model me nivele….

Nuk duhet të rritet, me cilat para do të paguajmë ne. Tani gjysma e qytetarëve janë në shtëpi. Gjendja është e keqe, si mund ta përballojmë këtë tani. Ja, unë kam në Sushicë dy shtëpi, në njërën jetoj, në tjetrën jo, desha ta shkyçi ndriçimin rrugor, por nuk më lejuan. D.m.th. unë paguajë ndriçim rrugor por nuk jetoj aty”.

Propozimi javën e kaluar është dashur të kalojë në seancë qeveritare, por nga Qeveria thonë se është kthyer për ripërpunim dhe duhet të vendoset në shqyrtim në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë.

Related posts

Mariçiq: BE ndan 97 milionë euro për investime bujqësore

Redaksia

Remenski: Shanset e VMRO-DPMNE-së për formim të shumicës së re janë reale

Z.H

Pisonero: Propozimi i rishikuar francez mundëson hapjen e negociatave me BE-në

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More