Agjencia Zhurnal.mk.

Me “shkorpion” para kazinosë në Shkup, arrestohet shtetasi turk

Shkup, 14 Shtator – Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas turk.

 

Turku po qëndronte në një kazino në një qendër tregtare në Shkup, ku policia fillimisht i gjeti një thikë, ndërsa gjatë kontrollit të vetusë së tij, policia ka gjetur pushkë automatike “shkorpion” me 11 plumba.

“Me datë 13.09.2022 në ora 17:00 para kazinosë në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria O.H.H.(29) nga Republika e Turqisë për shkak se te i njëjti është gjetur thikë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivar iu gjet një pistoletë automatike “scorpion” me karikator të vetme me 11 plumba”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB njofton se të njëjtit i kishte kaluar leja e qëndrimit në RMV. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe n Gjykata Themelore Penale-Shkup.

Related posts

Viktima në Lushnje nuk ka precedent penal, mbi 20 të shoqëruar në komisariat për atentatin. Si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

D V

Policia sekuestron tri pistoleta në Suharekë

D V

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, të dyshuar për fajde

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More