Agjencia Zhurnal.mk.

Më së shumti shi në Krushevë dhe Pozhoran, reshjet prej nesër më të rrëmbyeshje

Shkup, 9 tetor – Më së shumti shi ka rënë në Krushevë dhe Pozhoran, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit në këto vendet  kanë rënë 21 litra shi në metër katror.

Në Kriva Pallankë ka rënë 20 litra në një metër katror, në Gjurishte – 19, Kumanovë – 16, Mavrovë dhe Manastir – 15, Shkup, Petrovec – 14, Tetovë-13, Shkup-Zajçev Rid, Shtip dhe Vinicë – 12, Demir Kapi dhe Strumicë – nëntë, Dibër – tetë, Pretor, Topollçan, Gjevgjeli, Dojran – shtatë, Prilep dhe Berovë – pesë, Ohër dy litra në metër katror.

Nën ndikim të masës më të madhe të lagësht, nesër do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Reshjet përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme dhe vende-vende do të tejkalojnë 20 litra në metër katror për 24 orë, ndërsa në disa vende do të jenë me karakter të rrëmbyeshëm dhe të ndjekura me erë të përforcuar.

Të hënën, siç informon DPHM, do të ketë edhe kushte për paraqitje të jostabiliteitt të shkurtër. 

Related posts

LSDM: 50 milionë euro për prodhim të energjisë elektrike

Xh M

SHA EMV: Në 24 orët e fundit janë prodhuar 14.530 MWh energji elektrike

Redaksia

Moti sot me diell dhe vranësira

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More